Reçica: Demarkacioni duhet të sillet në Kuvend

PUBLIKUAR

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Elmi Reçica, ka thënë se është ithtar që marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi të sillet në Kuvendin e Kosovës dhe të shihet nëse janë 2/3 e votave për ta votuar këtë marrëveshje.

Reçica në një intervistë për gazetën ‘Epokën e Re’ e ka ftuar opozitën që, sa u përket angazhimeve në agjendën evropiane, të mos reflektojë politika e brendshme. Duke folur rreth raporteve të fundit Kosovë-Serbi, deputeti Reçica ka thënë se Serbia ka plane për destabilizim të rajonit.

Reçica ka komentuar edhe shtyrjen e vendimit nga autoritetet franceze për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai thotë se është padrejtësi jashtëzakonisht e madhe që po i bëhet Kosovës, të gjithë ish-ushtarëve të UÇK-së, veçanërisht Ramush Haradinajt dhe familjes së tij.

Deputeti Reçica ka thënë se Kosova duhet ta forcojë diplomacinë parlamentare, grupet e miqësisë, diplomacinë ekonomike, diplomacinë e sigurisë dhe atë të inteligjencës.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...