De Rossi refuzon milionat për të mbetur te Roma

PUBLIKUAR

Roma mund të krenohet me dy ikonat e saja, Francesco Tottin dhe Daniele De Rossin.

Pasi më parë Totti kishte refuzuar thuajse gjithë gjigantët evropian, tani e njëjta gjë po ndodh edhe me De Rossin.

Mesfushori vite më parë i kishte thënë ‘Jo’, Chelseas, Manchester Cityt, Manchester Unitedit, Real Madridit e Paris Saint Germain.

Tani italiani ka marrë një ofertë prej New York Cityt, por që ka refuzuar të transferohet në Amerikë.

New York i ka ofruar italianin kontratë tri vjeçare me pagë prej shtatë milionë euro në stinor.

Gjithsesi kjo ofertë u refuzua nga De Rossi i cili kërkon vazhdimin e kontratës me Romën edhe për dy vite tjera.

Për më tepër De Rossi që fiton 6,5 milionë euro në stinor dëshiron vazhdimin e kontratës me 50% zbritje të pagës.

Kjo vërteton edhe njëherë që De Rossi është i lidhur shumë me klubin e Romës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...