Palmer: Amerika mbetet në Ballkan, Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

PUBLIKUAR

Drejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan, Matthew Palmer ka deklaruar se nuk beson se politika e SHBA-ve ndaj Ballkanit do të jetë ndryshe.

Politika e deritashme ka nënkuptuar përkushtimin e Amerikës ndaj këtij rajoni dhe ndihmë Ballkanit në rrugën e eurointegrimeve.

Duke u përgjigjur në pyetje me rastin e disa ideve që kanë dalë në opinionin se mund të vije deri të marrëveshja ndërmjet Donald Trumpit dhe Valdimir Putinit, ku sipas të cilave, Amerikan do t’ia kthente shpinën Ballkanit si sferë e ndikimit të saj, ai ka thënë se nuk ka parë diçka të tillë tek asnjë zyrtarë amerikanë, transmeton lajmi.net.

“Gjithçka në lidhje me ato ide tingëllon si fiksim spekulativ”, ka thënë Palmer për numrin e së dielës së gazetës serbe “Politika”.

I pyetur se me ardhjen e administratës së Trumpit a do të ketë ndryshime ndaj Serbisë, ai sërish ka folur për praninë konstante amerikane në Ballkan.

“Qëllimet tona në Evropë janë liria dhe paqja dhe kjo nënkupton integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane. Qëllimi është që Serbia të jetë anëtare e plotfuqishme e BE-së, këtë e mbështetë SHBA-ja. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë e këtij qëllimi. Është e nevojshme që të ketë përparim në dialogun e Brukselit në mënyrë që sa më shpejt të kemi edhe ecje në rrugën e eurointegrimeve”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...