Rreth orës 13:00 ka ndodhur një aksident në magjistralen Mitrovicë-Koshtovë, saktësisht në fshatin Zhabar- njoftojnë lexuesit e Gazetës Express nga vendi i ngjarjes.
Në këtë aksident raportohet se janë të përfshira disa vetura dhe deri më tani nuk dihet për të lënduar.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes.



