Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, thotë se ka qenë Jurgen Klopp njeriu që e ka shndërruar në një makinë golash.
Futbollisti polak ishte njeriu kryesor i Borussia Dortmundit për katër vite, ku luajti nën urdhrat e strategut gjerman, ndërsa më pas shkoi në Allianz Arena.
Me Borussia Dortmundin, Lewandowski i ka fituar dy tituj të Bundesligas
Gjatë kohës në Signal Iduna Park, Lewandowski shënoi mbi 100 gola në të gjitha garat, ndërsa për Bayernin nënshkroi në vitin 2014. Por, nuk harron ta falënderojë trajnerin aktual të Liverpoolit.
“Ai ka qenë njeriu që më ka dhënë besim. Në tre apo katër muajt e parë në stërvitje luanim – ai kundër sulmuesit. Ekzistonte bast mes meje dhe atij”.
“Në seancat e para stërvitore, ai fitonte gjithmonë! Më pas, jo edhe aq! Çdo duel më pas, ai humbte! Pastaj nuk donte të luajë më! Ishin 50 euro për ndeshje dhe deri në fund, unë kisha bilanc të mirë! Mirëpo, për herë të parë me të e kam vërejtur se sa të rëndësishme janë stërvitjet”.




