Policia Kosovës ka bërë të ditur se dje tre persona të panjohur të maskuar dhe armatosur, nën kanosjen e armëve nga viktima mashkull K-Shqiptar–arkëtar në nje bankë kanë grabitur rreth 17.000 € nga arka si dhe një klienti të bankës rreth 175 €, dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë VW Golf II me targa lokale . Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.


