Deulofeu i gatshëm për opsionin e ‘nëntëshes false’

PUBLIKUAR

Gerard Deulofeu është i gatshëm ta marrë rolin e ‘nëntëshes false’ te Milani, pas triumfit mahnitës ndaj Bolognas, ku Rossonerët fituan me nëntë lojtarë.

Anësori është huazuar në janar nga Evertoni dhe ishte frymëzues në fitoren prej 1-0 duke qenë pjesëmarrës në golin e Mario Pasalic.

“Ndeshja ndaj Bolognas ishte mahnitëse, një mbrëmje magjike për Milanin. Kemi vrapuar sikur të luanim në tri ndeshje, por tashmë po mendojmë për takimin e të hënës ndaj Lazios që është po aq i rëndësishëm”.

“Kemi kohë për t’u rikuperuar dhe është e vërtetë se na mungojnë shumë lojtarë, por të gjithë janë të fortë në këtë skuadër dhe të gatshëm për t’u inkuadruar”, ka deklaruar ai për Mediaset Premium.

Vincenzo Montella i ka opsionet e kufizuara për ndeshjen në Stadio Olimpico, pasi Gabriel Paletta dhe Juraj Kucka janë të pezulluar, derisa Alessio Romagnoli, Davide Calabria, Mattia De Sciglio, Luca Antonelli, Giacomo Bonaventura dhe Riccardo Montolivo janë të lënduar.

Prandaj, Deulofeu mund të shfrytëzohet si një ‘nëntëshe false’, teksa Carlos Bacca mund të mbetet në bankën rezervë.

“Është një opsion që më pëlqen. Jam i shpejtë dhe më pëlqen të luaj në krah të mbrojtësit. Mirëpo, mos më krahasoni me Dries Mertens – ai është një lojtar ndryshe, po ashtu edhe Napoli ka një stil krejt tjetër të lojës”, ka thënë Deulofeu. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...