Dje në fshatin Vitomiricë të Pejës, është arrestuar një shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti me qëllim të mosshqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, u ka ofruar zyrtarëve policorë 10€ mito.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit i konfiskohet pasaporta dhe i njëjti obligohet që të paraqitet në gjykatë”- thuhet në raportin e policisë.