Hazard: E tashmja në Bundesliga, e ardhmja në Ligën Premier

PUBLIKUAR

Thorgan Hazard ka dhënë një intervistë të gjatë për portalin e njohur sportiv, Goal.com, ku ka bërë të ditur është momentalisht është i lumtur te Borussia Monchengladbach, teksa të ardhmen mendon se do ta jetë pjesë e Ligës Premier.

Ylli i ri belg ishte pjesë e shumë thashethemeve gjatë afatit kalimtar veror, ku lidhej me skuadra si Atletico Madrid apo Leicester City, por Hazard ka theksuar se momentalisht është i lumtur në Gjermani, dhe vetëm pas një kohe do ta shikoj largimin.

“Për momentin po ndihem mirë. Bundesliga është një kampionat i mirë dhe tani për tani, unë dua të qëndroj këtu. Ndihem i lumtur këtu, unë dhe familja ime”, ka thënë Hazard për Goal, përcjell Telegrafi.

Tutje, vëllai i vogël i yllit të Chelseat, Eden Hazardit, ka deklaruar se në të ardhmen mund të bashkohet më të në Ligën Premier, pasi edhe në të kaluarën ishte pjesë e ‘Bluve’, por pa bërë ndonjë paraqitje për ekipin e parë.

“Në të ardhmen, ndoshta do të jem në Angli përsëri. Ndërsa, karrierën shpresoj ta përfundoj në Belgjikë, edhe pse është herët të flasim për këtë gjë”, përfundoi ylli i Monchengladbachit.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...