Të ndarë rreth vazhdimit të dialogut

PUBLIKUAR

Përplasjet e palëve negociuese në takimin e fundit në Bruksel kanë krijuar paqartësi në Kosovë nëse duhet të vazhdohet dialogu në nivel presidentësh apo të ndërpritet. Derisa autoritetet në Prishtinë nuk e dinë se kur do t’i vazhdojnë bisedimet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, analistët politikë dhe subjektet politike shprehen të ndara rreth vazhdimit të bisedimeve

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e pyetur nga gazeta “Zëri” për rrjedhën e bisedimeve ka thënë se ende s’kanë marrë ndonjë lajm nga Bashkimi Evropian (BE). “Nuk kemi ende njoftime nga Bashkimi Evropian në lidhje me këtë çështje”, ka thënë ministrja Tahiri.

Në anën tjetër subjekti opozitar, Lëvizja “Vetëvendosje” (LVV), vlerëson se dialogu duhet të kushtëzohet me njohje dhe reciprocitet. “Dialogu duhet të kushtëzohet me njohje dhe reciprocitet në parim. Ndërsa brenda platformës, Serbisë duhet t’i vihen kushte duke filluar nga kërkim i faljes, dëmshpërblimi për demet e luftës, dorëzimi i krimineleve të luftës, të pagjeturit, pensionet, etj”, ka thënë Donika Kadaj – Bujupi, deputete e këtij subjekti.

Sipas saj, Kosova duhet t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë dhe të vendosë sanksione ndaj mallrave të saj. “Vazhdimi i dialogut është vazhdim i nënshtrimit dhe rrezik për koncesione të reja në dëm të vendit”, ka thënë ajo.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...