Galata gjobitet 50 mijë, kurse Baseli 40 mijë euro

PUBLIKUAR

galata-gjobitet-50-mij-euml-kurse-baseli-40-mij-euml-euro_hd

Galatasaray është gjobitur me 50.000 euro nga UEFA, pas rrëmujës së tifozëve në humbjen nga Arsenali në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Klubi turk pësoi me rezultat 4-1 në Emirates më 1 tetor, në një ndeshje që u pengua nga fishekzjarrët e hedhura në fushë.

Edhe ulëset në pjesën e mysafirëve ishin dëmtuar nga tifozët e Galatasarayt dhe tash klubi i tyre ka pësuar.

Arsenali, nga ana tjetër, është akuzuar për organizim jo të mirë të ndeshjes, mirëpo UEFA nuk e ka dënuar dhe i ka mbyllur procedurat disiplinore ndaj klubit anglez.

Edhe Baseli është dënuar me 40.000 euro për “hedhje të objekteve” gjatë ndeshjes kundër Liverpoolit, ndërsa Feyenoordi dhe Standard Liege janë gjobitur me nga 15.000, respektivisht 17.000 euro për incidentet në kuadër të ndeshjes së Europa League.

Federata e Andorrës është gjobitur me 10.000 euro për organizimin jo të mirë të ndeshjes kundër Uellsit, federata e të cilit do të paguajë 5.000 euro dënim për hyrjen e tifozëve në fushë.

Ndërkohë, në ditët në vijim do të presim vendimin e UEFA-s rreth incidentit në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...