Nesta: Këto skuadra mund ta arrijnë nivelin e Juves

PUBLIKUAR

Alessandro Nesta beson se Interi, Roma dhe Napoli janë të aftë për të mbyllur hendekun në Juventus në të ardhmen e afërt.

Bianconerët janë në kurs për të siguruar Scudetton e gjashtë radhazi, duke ngritur epërsinë e tyre në shtatë pikë ndaj ndjekësve të Serie A, pas fitores 2-0 ndaj Crotones.

Megjithatë, sipas ish-mbrojtësit të Milanit dhe Lazios, Nestas, klubet italiane mund ta arrijnë nivelin e Juventusit, vetëm nëse bëjnë planifikim afatgjatë të së ardhmes, duke shpenzuar edhe të holla, transmeton Telegrafi.

“Ju mund ta mposhtni Juventusit vetëm duke planifikuar të ardhmen. Ekipet që kanë potencial për të reduktuar hendekun janë Inter, Roma dhe Napoli”, ka thënë Nesta për Sky Sport 24.

“Këto tre ekipe kanë nevojë për rritje në çdo vit dhe të bëjnë përpjekje më të mëdha financiare për të arritur atje, por kjo është e vështirë”, përfundoi ish-mbrojtësi italian

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...