Kryeministri Isa Musfata në fjalën e tij në Kuvend, ka thënë Kosova përballet me dy probleme që e ngarkojnë situatën në të gjithë vendin, atë të shtrirjes së strukturave paralele në shumë komuna, jo vetëm me shumicë serbe, por edhe shqiptare
Kryeministri ka thënë se pa marrë parasysh problemet e trashëguara, Qeveria mbetet e përkushtuar në për ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë territoriale të Kosovës, duke shtuar se problemet në Veri duhet të zgjidhen në bazë ligjore, shkruan Gazeta Express.
“Qeveria e Kosovës ka arritur që ta mbrojë vendin përballë provokimeve të Serbisë”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se treni provokues arriti në ndalet dhe muri të rrënohet.
Ai gjithashtu foli edhe për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, në bazë flet-arrestit të dërguar nga Serbia.
“Ky flet-arrest është total politik, joligjor dhe i pavlefshëm”, ka thënë Mustafa.
Kryeministri Mustafa ka thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë nuk kanë mundur t’i zbehin rezultatet e dialogut në Bruksel në mes të dy palëve.
Kryeministri ka folur edhe për dialogun Prishtinë-Beograd duke thënë se ky dialog zhvillohet në interes të Republikës së Kosovës.
Mustafa ka thënë se dy takimet e fundit në Bruksel sa kanë qenë të rënda aq kanë dhënë edhe rezultate.
Ndërkaq për thirrjen e opozitës që të ndërpritet ky dialog, Mustafa ka thënë se do të ishte mirë që energjitë tona që po i shfrytëzojmë për bllokimin e dialogut t’i orientojmë për rrugën tonë Euroatlantike. /GazetaExpress/


