Kosovari korruptonte zviceranët, u jepte para për “Viza B”

PUBLIKUAR

Ticiononews” dhe  ‘Blick.ch’ ka sjellë detaje të reja rreth kosovarit, i cili kishte korruptuar dy zyrtarë që e kanë furnizuar kosovarin 25-vjeçar me leje të qëndrimit në Zvicër (Viza B) dhe prej tij kanë marrë para, lajm që ishte transmetuar dje edhe në albinfo.ch.

Skandali kishte plasur të martën, kur u arrestuan gjashtë persona, ndër ta pesë shtetas zviceranë me prejardhje nga Kosova dhe një turk. Ndër të arrestuarit është një funksionar i Entit për Migrim dhe dy ish-punëtore (femra 28 dhe 23 vjeçare).

Mësohet se kryesori është Patriot A. 25-vjeçari nga Kosova me pasaportë të Zvicrës. Ai në vitin 2014 deri më 2016 ka udhëhequr firmën për ndërtime “Aliu BigTeam”, që në gusht të vitit 2016 u mbyll, përcjell albinfo.ch.

Përveç punëve ndërtimore, kompania ka mbajtur punëtorë në të zezën, nga shtetet e lindjes dhe jashtë BE-së. Për të punuar në kantonin e Tiçinos, ata është dashur të kenë lejen e qëndrimit, të cilën e kanë siguruar për 1000 franga për person, përmes personave të implikuar në rast, që punonin ne entin për migrim.

Patrioti ka të kaluar kriminale pasi në Kosovë ishte dënuar me gjashte muaj burg, kurse emri i tij është edhe në listat kërkuese ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch. Ai tani akuzohet për trafikim me njerëz, falsifikime dokumentesh korrupsion dhe shkeljen e ligjeve për të huajt.

Patrioti është kapur javën e kaluar kur po hynte në Zvicër.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...