Gjilan: Policia arreston tre persona të dyshuar për fajde

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, ka zbatuar sot urdhëresën e Gjykatësit të Procedurës Paraprake te Gjykatës Themelore-Gjilan për kontrollimin e tri lokacioneve- dy (2) shtëpi banimi në Gjilan , dhe një (1) në fshatin Malishevë të Gjilanit.

Këto lokacione janë bastisur nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori  i  Hetimit të Krimeve Ekonomike-Prishtinë, të asistuar edhe nga Stacioni Policor Gjilan. Lokacionet kanë qenë pronë e të dyshuarve  A.H. 1978, A.Xh. 1978 dhe A.R. 1981, të cilët janë arrestuar për dyshimin e përfshirjes në veprën penale ,,Fajde”.

Me këtë rast janë konfiskuar 3000 Franga Zvicerane dhe 1000 EURO, 3 telefona mobil,  si dhe fletore për shënime dhe dokumente të ndryshme (kontrata për shitblerjen e veturave).

Pas zbatimit të kontrollit janë intervistuar tre të dyshuarit të cilëve me urdhër të prokurorit të rastit të PTH-Gjilan ju ka caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...