Ahmeti: Jo banesa për ata që i kanë punët mirë, por për nevojtarët

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka arsyetuar vendimin e komunës që t’i largojë nga banesat zyrtarë të LDK-së dhe PDK-së që kanë qenë drejtorë në komunë.

Ai tha se këtë vit u skadojnë kontratat e banesave të komunës ish drejtorëve e asamblistëve të komunës. Ahmeti thotë se ato banesa nuk do t’i ndajnë për pushtetarët por aty do të vendosen familjet që janë në kategorinë e rastve sociale.

“Jo banesa për ata që i kanë punët mirë, por banesa për ata që kanë nevojë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai bën të ditur se në komunën e Prishtinës janë 329 familje që kanë nevojë për strehim, prej të cilave 50 prej tyre do të strehohen këtë vit.

“Në planin tonë për banim special do t’i strehojmë të gjitha familjet në 5 vitet e ardhshme. Po ashtu fillojmë edhe programin për banimin e përballueshëm për punëtorët e sektorit publik me dy modele te cilat do ti pilotojmë sivjet”, thuhet në postimin e kryetarit Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...