Ja çka po ndikon negativisht në procesin e integrimit të Kosovës në BE

PUBLIKUAR

Zhvillimet e fundit politike në Kosovë, çështja e murit në veri të Mitrovicës, ajo e Asociacionit dhe arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, po ndikojnë negativisht në procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Kështu së paku kanë vlerësuar ekspertët e proceseve integruese në Kosovë, të cilët kanë thënë se problemet e brendshme të vendit gjithsesi reflektojnë edhe në rrugën evropiane të Kosovës. Ata më tej kanë thënë se institucionet e Kosovës nuk janë treguar aspak serioze sa i përket kësaj çështjeje. Nga ana tjetër, përderisa përfaqësues të koalicionit qeverisës thonë se problemet e brendshme nuk e cenojnë procesin e integrimit, përfaqësues të opozitës shprehen të bindur se Kosova nuk do të ketë integrim përderisa në pushtet mbetet qeveria aktuale.

Mazreku: Procesi i anëtarësimit në BE, multisektorial

Profesori i së Drejtës Evropiane, Avni Mazreku, ka vlerësuar se tensionet politike në Kosovë ndikojnë negativisht në procesin integrues.

“Edhe në kontekst të zhvillimit ekonomik, edhe në kontekst të stabilizimit sektorial të Kosovës tensionet politike ndikojnë negativisht në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar ai për “Zërin”

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...