AAK-ja në Lipjan i kërkon Kryetarit Ahmeti shkarkimin e dy drejtorëve, Ilir Tashollin dhe Avni Ollurin

PUBLIKUAR

Kryetari i AAK-së në Lipjan, Fitim Selimi ka konfirmuar se AAK ka bërë kërkesën për shkarkimin e dy drejtorëve bëhet fjalë për Ilir Tashollin, Drejtor i Urbanizmit dhe Avni Ollurin Drejtor për Gjeodezi dhe Kadastër.

“Po, ne kemi bërë kërkesën për shkarkimin te dy drejtorëve” tha Selimi për LipjaniNews.

I Pyetur nga redaksia se pse keni kërkuar një gjë të tillë ai ka thënë sepse këta dy persona nuk përfaqësojnë AAK-në.

“Ata nuk e përfaqësojnë AAK-në në ekzekutivin e komunës!, Ata kohë më parë kanë bërë deklarimin e tyre që nuk janë pjesë e veprimit politik në AAK”, thotë Selimi.

I pari i AAK-së në Lipjan ka thënë se është optimist që kjo do të ndodhë.

“Koalicioni hisen e AAK-së sipas marrëveshjes nuk mund ta menagjojnë të tjerët, ne kemi përgjegjësi për pjesën tonë, jam optimist që kjo do të ndodh ngase jemi të interesuar të ushtrojmë bashkëqeverisjen në përputhje të marrëveshjes, kjo do ishte logjika”, tha Selimi për LipjaniNews.

I kontaktuar nga LipjaniNews, Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmti ka thënë se një gjë e tillë është e drejtë e tyre dhe se është një vlerësim i tyre.

“Është e drejtë e tyre eshte vlerësim i tyre, unë do të vazhdojë me ekipin që është shpallë kampion në nivel vendi, jan tri vite përfromancë ku Lipjani është rendit në ranglistë si Komuna më me përformancë dhe progres të jashtëzakonshëm”, tha Kryetari Ahmeti.

Kryesia e AAK-së në Lipjan, që  është pjesë e bashkëqeverisjes në pushtetin lokal me LDK-në, nëpërmjet një shkrese zyrtare i është drejtuar kryetarit të komunës Imri Ahmeti, për shkarkimin e këtyre dy drejtorëve.

LipjaniNews ka kontaktuar Drejtorin Tasholli por ai ka qenë i pa qasshëm.

/LipjaniNews.com/

FotoArkivi

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...