Thaçi fton Vuçiqin si turist në Kosovë (Foto)

PUBLIKUAR

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ditën e djeshme e kaloi në Brezovicë, ku pos takimeve me zyrtarë të qendrës së skijimit, skijoi edhe vetë.

Presidenti Thaçi më vonë deklaroi se “margaritarin e Ballkanit” e vizitoi pasi që nënshkroi Ligjin për Investime Strategjike.

Por, i pyetur nga mediat serbe për vizitën e djeshme në Brezovicë, ku shumica e banorëve janë serbe lokalë, Thaçi deklaroi se është koha për urat e bashkëpunimit e jo për muret e ndarjes.

“Duhet të punojmë me të gjitha komunitetet në Kosovë për zhvillim ekonomik dhe për vende të reja të punës. Ky është prioritet mbi prioritetet, e jo bërja e politikës dhe retorika ballkanike e nxitjes së luftërave, ka thënë ai për Danas.

Për më tepër, përcjell Telegrafi, Thaçi e ka ftuar edhe kryeministrin serb Vuçiq, që të vijë dhe të skijoi si turist në Brezovicë.

“Kur të forcohen themelet e urave të reja, do të jetë kënaqësia ime nëse kryeministri Vuçiq do të vijë për skijim në Brezovicë dhe së bashku në këtë mënyrë t’i përçojmë mesazhet e paqes”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...