Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, mendon se Real Madridi nuk është i pamposhtur
Real Madrid dhe Napoli do të përballen me 16 shkurt, në Santiago Bernabeu, në kuadër të fazës eliminuese të Ligës së Kampionëve.
Presidenti i ekipit italian, Aurelio De Laurentiis nuk i frikësohet përballjes me Kampionin aktual të Evropës.
“Ne kemi luajtur me Barcelonën në trofeun Gamper, por asnjëherë kundër Real Madridit”, ka thënë De Laurentiis për bein Sports.
“Asnjë ekip nuk është i pamposhtur. Napoli janë rritur shumë dhe janë ekipi i vetëm italianë që ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve për shtatë vjet me radhë”, ka theksuar ai.
“Nëse Real Madrid do të humbasë titullin, madje duke humbur nga Napolin, nuk do të ishte një dramë e madhe. Për Napoli, një fitore do të ishte një akt heroik”, ka theksuar ai. /Express/


