Fillon ndërtimi i ‘murit të ri’ në veri të Mitrovicës

PUBLIKUAR

Kanë filluar punimet në sheshin “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës për të ndërtuar të ashtuquajturën “strukturë betoni”.

Ndërtimi i kësaj “strukture betoni” ka ardhur pas marrëveshjes për rrëzimin e murit të ndërtuar nga serbët në dhjetor të vitit të kaluar.

Në këtë pjesë ku po ndërtohet kjo strukturë betoni i pranishëm është edhe kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, raporton Telegrafi.

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, një ditë më parë kishte paralajmëruar se të martën, më 7 shkurt, do të fillojë ndërtimi i, siç ka thënë, “një strukture betoni mbështetëse dhe të fortë në lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash” që, sipas tij, do të “garantojë sigurinë për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së veriut”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...