Philipp Lahm pritet të pensionohet në fund të edicionit
E përditshmja gjermane, Kicker ka njoftuar se Philipp Lahm do të pensionohet në fund të këtij edicioni.
Mbrojtësi gjerman ka kontratë deri në vitin 2018, por do të pensionohet një vit më herët, për të marrë detyrë të re në bayern Munich.
Lahm nga vera e ardhshme do të jetë Drejtor Sportiv i Bayernit, pozitë e cila është e lirë që prej largimit të Mathias Sammer. /Express/



