Opozita s’do të bëhet hisedare e marrëveshjeve të dëmshme

PUBLIKUAR

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi që po zhvillohet në Bruksel.

Ai në një intervistë për gazetën ‘Epoka e re’ ka thënë se pas bisedimeve të Vjenës dhe të kompromisit të dhimbshëm që është bërë atje, Kosova është dashur të zhvillojë bisedime politike me Serbinë.

Krasniqi ka vlerësuar se bisedimet që po zhvillohen në Bruksel nuk do të duhej të fillonin pa një konsensus nacional.

Ish-kryetari i Kuvendit e ka përjashtuar mundësinë që opozita të bëhet pjesë e dialogut të tanishëm.

“Opozita nuk mund të bëhet pjesë e as hisedare e marrëveshjeve të dëmshme që janë arritur në Bruksel”, ka thënë Krasniqi për “Epoka e re”.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...