Thaçi: Konferenca e Rambujesë, pikënisje e pavarësisë së Kosovës

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar rrjetin social facebook për të përkujtuar 18 vjetorin e Konferencës së Rambujesë.

Ai ka thënë se kjo konferencë ishte dëshmi se Kosova është për dialog dhe paqe, duke e vlerësuar si pikënisje për çlirim dhe pavarësi të Kosovës, transmeton lajmi.net

Lexo postimin e plotë:

Konferenca e Rambujesë, 18 vjet më parë, ishte konferenca e parë ndërkombëtare me përfaqësim gjithëpërfshirës të Kosovës.

Edhe atëherë dëshmuam se jemi për dialog dhe paqe, duke besuar në vlerat evropiane dhe në përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtarë.

Ne iu kemi qëndruar besnikë këtyre vlerave, të cilat i kemi shndërruar në udhërrëfyes për rolin dhe angazhimin e shtetit tonë si anëtar konstruktiv i bashkësisë ndërkombëtare dhe model për ndërtimin e paqes.

Kjo konferencë ishte pikënisje e çlirimit dhe më pas e pavarësimit të Kosovës. HTH

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...