Statovci-Demaj takon ambasadorin e Italisë, flasin për liberalizimin e vizave

PUBLIKUAR

Zëvendës ministrja për Integrim Evropian, Anila Statovci-Demaj ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Në takim u diskutua për proceset të cilat ndërlidhen me agjendën evropiane të Kosovës, nga zhvillimi i politikave gjeostrategjike deri tek lëvizja e lirë dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Sikurse edhe ndikimit të zgjedhjeve ne vendet e BE-s me zhvillimet në Kosovë.

“Me këtë rast, më në detaje u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona pasi që përkrahja e Italisë ka qenë e vazhdueshme dhe duke pas parasysh agjendën e Kosovës, dhe si prioritet kyç i Qeverisë së Kosovës është avancimi me agjendën evropiane dhe këtë e kërkojnë qytetarët tanë. Prandaj, përkrahja e Italisë në këtë proces ka qenë e vazhdueshme dhe do të vazhdojë të zhvillohet edhe më tutje”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë rast zëvendës ministrja Statovci-Demaj njoftoi ambasadorin Sardi për zhvillimet aktuale në kuadër të procesit të integrimit evropian, respektivisht avancimit të Kosovës në zbatimin e MSA-së dhe sfidat të dala në proces.

“ Zëvendës ministrja Statovci-Demaj tha se ka pasur zhvillime pozitive në këtë proces dhe Kosova është duke ecur me hapa të duhur me implementimin e MSA-së dhe krahasuar me shtetet e rajonit që kanë kaluar në këtë proces, Kosova është duke qëndruar mirë.

Nga ana e tij Ambasadori Sardi konfirmoi gatishmërinë e Qeverisë Italiane për Kosovën dhe posaçërisht për procesin e integrimit evropian pasi që është një metodë e mirë për kultivimin e së ardhmes së shoqërisë në të gjitha sferat dhe të bashkëjetesës së komuniteteve brenda një shteti”, thuhet më tej në njoftim.

Zëvendës ministrja e falënderoi ambasadorin Italian për përkushtimin e tij personal që të kontribuoj në zhvillimin e Kosovës, respektivisht në punën që është duke e bërë për të zhvilluar prezencën e investitorëve Italian në Kosovë

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...