Luis Enrique frikësohet se Atletico Madridi do t’iu shkaktojë probleme në Camp Nou
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka kërkuar nga lojtarët që të jenë të vëmendshëm për sfidën kundër Atletico Madridit.
Pavarësisht se rezultati flet në favor të katalunasve, që fituan 2:1 si mysafirë, Enrique beson se djelmoshat e Diego Simeones mund t’ua vështirësojnë punët atyre në Camp Nou.
“Nuk ka përfunduar asgjë. Ata do të kenë raste dhe do të mundohen që të na vështirësojnë punët. Nuk duhet të relaksohemi, duhet të dalim në fushë për të fituar”, tha Enrique.
“Kemi nevojë për tifozët. Ata janë shumë të rëndësishëm për ne dhe kemi nevojë për këtë ndeshje pasi ende asgjë nuk ka përfunduar”, shtoi Enrique.
Ndeshja mes Barcelonës e Atletico Madridit zhvillohet nesër nga ora 21:00. /Express/


