Rakiq: Nesër ndërtohet struktura e re betonike

PUBLIKUAR

Kryetari  i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq ka  njoftuar se nesër do të fillojë ndërtimi i një strukture të re të fortë betoni në vend të murit i cili u largua të dielën.

Rakiq tha për Radio Televizionin e Serbisë  se struktura e re mbështetëse do të ketë lartësi prej 70 centimetra dhe një gjerësi prej 120 centimetra, kurse do të garantojë plotësisht sigurinë e qytetarëve të komunës së Mitrovicës së Veriut, transmeton Klan Kosova.

Muri i ndërtuar gjatë dhjetorit të vitit të shkuar, u rrënua dje pas një marrëveshjeje të arritur në mes të  Qeverisë së Kosovës dhe Rakiq me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...