Bosnja dhe Kosova vendet ideale për krijimin e ISIS-it në Evropë

PUBLIKUAR

Militantët e Shtetit Islamik do të ndërtojnë një bazë në Europë nëse ata largohen nga Lindja e Mesme prej luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë.

Shteti i Ballkanit, Bosnja dhe Hercegovina, është cilësuar si vendi ideal për të ngritur një franshizë të ISIS-it në Europë, thotë aktivisti politik Djevad Galijaseviç.

Galijaseviç thotë se shteti i cili rrethohet me Kroacinë, Malin e Zi dhe Serbinë, mund të jetë një vend ideal që xhihadistët të shpërndajnë ideologjinë e tyre.

“Infrastruktura islamike ka qëndruar në Bosnjë për tri dekada. Nuk është bërë asgjë në rrugën e parandalimit. Propaganda e ideve radikale dhe asistenca financiare për ekstremistët, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të forta. Cdokush mund të blejë një armë në Bosnje. Terroristët madje kanë edhe bankat e tyre”, ka thënë ai për Sputnik, transmeton Klan Kosova.

Vendi mysliman me 3.5 milionë njerëz, konsiderohet të jetë destinacioni i preferuar i ISIS-it nëse ata largohen nga epiqendrat e tyre në Siri dhe Irak.

Milan Pasanski, presidenti i Forumit për Studimin e Terrorizmit Ndërkombëtar, thotë se edhe Kosova është njëri nga tragetet e ISIS-it për t’i rivendosur operacionet e tyre pas largimit nga Lindja e Mesme.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...