KEDS-i ashpërson reduktimet e energjisë elektrike

PUBLIKUAR

Mitrovica dhe komunat e rajonit, Skenderaj e Vushtrria, si dhe Drenasi ka një javë që po përballen me mungesë të madhe të energjisë elektrike. Reduktimet e gjata pa ndonjë orar të caktuar kanë vështirësuar jetën e qytetarëve, ndërkohë që u kanë krijuar probleme të mëdha bizneseve, sidomos atyre prodhuese. Në KEDS thonë se janë duke importuar 400 MW energji elektrike në orë

Ka një javë që Mitrovica dhe komunat e rajonit, Skenderaj e Vushtrria, si dhe komuna e Drenasit po përballen me mungesë të madhe të energjisë elektrike. Reduktimet e gjata pa ndonjë orar të caktuar kanë vështiruar jetën e qytetarëve, si dhe u kanë krijuar probleme të mëdha bizneseve, sidomos të atyre prodhuese.

Në anën tjetër, në komunën e Istogut, sipas Jeta Balaj, zëdhënëse e komunës së Istogut, gjendja me energji elektrike është stabile. Në KEDS thonë se janë duke importuar 400 MW energji elektrike në orë, pasi që nga prodhimi vendor sigurojnë vetëm rreth 360 MW energji elektrike në orë, nga blloqet që janë në punës.

Gjendje më e rëndë me energji elektrike tregohet të jetë në komunën e Vushtrrisë. Shemsedin Preteni, zëdhënës i komunës së Vushtrrisë, i tha “Zërit” të dielën se Vushtrria dhe fshatrat e saj vazhdojnë të jenë në mesin e rajoneve që më së shumti po përballen me terrin që po i servohet nga KEDS-i. “Tash e disa ditë në komunën e Vushtrrisë KEDS-i po aplikon reduktime të shpeshta dhe të gjata dhe jo vetëm në orët e mbrëmjes, kur shpenzimi është më i lartë, por edhe gjatë terë ditës. Zakonisht aplikohet reduktimi i rrymës 3 orë me rrymë dhe 3 orë pa rrymë. Pasojat e reduktimeve të shpeshta të rrymës po i vuajnë jo vetëm ekonomitë familjare, por edhe bizneset

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...