
Taulant Xhaka bëri një përshëndetje të veçantë pas ndeshjes së fundit të Baselit dhe kjo tani e ka futur në telashe.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe i Baselit të Zvicrës, Taulant Xhaka bëri një përshëndetje interesante pas ndeshjes së fundit me zviceranët.
Ai vendosi dorën e tij mbi gjoks për të dhënë më pas një përshëndetje kah tribunat, që shumë ngjason me përshëndetjen e famshme fashiste të cilën e përdori edhe Paolo Di Canio.
Për një gjë të tillë, Taulanti ka marrë kritika të mëdha në Zvicër, madje Blick e quan atë budalla.
“Vetëm budalla dhe naiv?”, ishte titulli i kësaj të përditshmeje e cila ndër të tjera theksoi: “A ishte gjesti i Xhakës vetëm moment jo i menduar mirë apo një nga skandalet më të mëdha të futbollit zviceran?”.





