Dodik: Kosovës t’i rikthehet Rezoluta 1244

PUBLIKUAR

Presidenti i Republikës “Srpska”, Milorad Dodik ka thënë se Kosova mbetet një problem serioz për Serbinë dhe duhet të kthehet në nivelin e OKB-së dhe në Rezolutën 1244.

Ai përkujtoi se Republika “Srpska” nuk ka dhënë pëlqim që Bosnje Hercegovina ta njoh Kosovën, transmeton lajmi.net.

“Pa marrë parasysh se kush e përkrahë, historia e Kosovës nuk ka mbaruar sepse nuk ka legjitimitet të plotë, nuk është anëtare e OKB-së. Si një serb unë dua ta riintegroj Kosovën në shtetin e Serbisë, kujtojë se Beogradi ka një rol dominues në zgjidhjen e statusit të saj”, ka thënë Dodik.

Sa i takon zgjedhjeve presidenciale në Serbi, Dodik ka thënë se koalicioni qeverisës ka fuqi të mjaftueshme për te siguruar fitoren e kandidatit të saj.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...