Serbët e veriut të Mitrovicës: Me paratë e murit të rrënuar do ndërtonim tri shtëpi

PUBLIKUAR

Serbët e Mitrovicës Veriore e kanë rrezuar me ekskavatorë murin e ndërtuar mbi lumin Ibër, pas tensioneve të ashpra në mes Kosovës dhe Serbisë gjatë javëve të fundit

Muri i cili u rrëzua të dielën, ishte ndërtuar në dhjetor. Qeveria e Kosovës kishte deklaruar se misioni i tij ishte ta ndante qytetin në baza etnike.

“Turp iu qoftë. Mund të kishin ndërtuar tri shtëpi me ato para”, ka thënë serbi me emrin Jovo Illiq teksa vëzhgonte punimet për ta rrëzuar murin, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Marrëveshja për rrëzimin e murit dy metra të gjatë ishte arritur pas takimeve që Qeveria e Kosovës ka zhvilluar me përfaqësuesit e Serbisë, takime këto që janë ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Isa Mustafa kishte thënë se nëse serbët nuk do e rrëzonin vetë murin, Qeveria e tij do ta bënte një gjë të tillë.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...