Dëshira e Mourinhos ka të bëjë me Fergusonin

PUBLIKUAR

Jose Mourinho synon të bëhet legjendë e Manchester Unitedit, ashtu si Sir Alex Ferguson

Ai ka pasur suksese të mëdha deri më tani në karrierë, dhe cilësohet si legjendë te Porto, Interi, Chelsea e Reali dhe ashtu e vlerëson edhe ai. Tani, Jose Mourinho dëshiron të bëhet legjendë edhe e Manchester United, ashtu siç ka lënë gjurmë Sir Alex Ferguson.

“Jam legjendë në klubet e mia. Jam legjendë te Porto, Interi, e Chelsea. I përkas historisë së tyre vërtetë shumë, shumë lartë. Gjithashtu edhe te Reali jam pjesë e historisë së tyre”, tha Mou.

“Te Manchester Unitedi tani jam pjesë e historisë sepse kam një fotografi ku janë edhe menaxherët e tjerë. Por, kam fituar një Community Shield dhe asgjë më shumë. Mendoj se po punoj vërtetë shumë, më shumë se kurrë. Por, e vërteta është se historia është bërë nga numrat, nga numri i trofeve”, është shprehur më tej Mourinho, raporton Goal. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...