Stefan De Vrij pritet të transferohet në Premierligë gjatë verës
Sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, Manchester United është afër që ta mposhtë Chelsean për Stefan De Vrij të cilët kanë arritur marrëveshje verbale me Lazion, duke ofruar 35 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Holandezi është duke u monitoruar në vazhdimësi këtë edicion nga Jose Mourinho, pas sezonit të mirë që po kalon në Serie A te Lazio dhe sezonin e ardhshëm pritet të luajë në Premierligë dhe Chelsea duhet të përgatisë një ofertë më të mirë se klubit nga Old Trafford, nëse duan lojtarin. /Express/



