Eden Hazard është shprehur tejet i lumtur me golin dhe fitoren prej 3:1 ndaj Arsenalit
Chelsea i Antonio Contes vazhdon të shkelë këdo që i del para. Blutë e Londrës mposhtën 3:1 Arsenalin në xhiron e 24 në Premierligë, duke konfirmuar kështu seriozitetin për titullin e kampionit.
Në këtë ndeshje shënoi gol edhe anësori Eden Hazard, i cili tha se skuadra e tij mori me shumë merit pikët e plota.
“Është bukur të shënosh gola të bukur kundër një ekipi të madh. Shënuam tre gola të bukur dhe merituam fitoren”, ka deklaruar Hazard. /Express/


