Kryetari i AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli ka folur për koalicionet e mundshme si dhe për partin në tërsi pas zërave të fundit të cilat janë shfaqur në publik.
Në një intervistë për LipjaniNews ai ka thënë se janë duke implemetuar projektet e tyre të cilat janë duke u mirëpritur nga qytetaret.
“Atë që kam thënë atë do të bëjë, provoja ime në shtetet e Evropës, miqësia të cilën kam arritur ta kem, kam bërë që të njohë shumë miq shumë biznesmenë të cilët kanë interesim të jashtë zakonshëm për të investuar në Kosovës, por kjo u është pa mundësuar sepse në Republikën e Kosovës nuk ka një strategji për investitorët nga jashtë unë qe disa ditë kamë pasur takime me një biznesmenë i cili është shumë i suksesshëm dhe që do ta sjell provojnë e tij në Lipjan”
Intervista e plotë…
LipjaniNews: Z.Pacolli në Lipjan po ndodhin disa lëvizje Politike si e shihni ju këtë?
Pacolli: Lëvizjet të tilla kanë ndodhur gjithmonë dhe janë të pritshme sepse bindja e çdo personi mund të ndryshoj gjatë kohës, e rëndësishme është që këto lëvizje të jenë sa më pozitive. AKR-ja në këtë moment qëndron shumë stabil si asnjëherë më parë, kjo për shkak që ne kemi struktura dhe harmonizuar të gjitha gjërat përbrenda partisë si në qendër ashtu edhe në nëndegë, po ashtu aterime mund të ketë edhe në AKR, në një të ardhme të afërt.
LipjaniNews: Ju keni premtuar se fokusi juaj do të jetë tek punësimi, sa ja keni arritur këtë?
Pacolli: Ne vetëm sa kemi filluar të implementojmë planet tona, kemi filluar me fabrikën e kërpudhave, për të vazhduar me atë të lëngjeve dhe disa fabrika të tjera të cilat janë në zhvillim e sipër, të ndalem tek kjo e lëngjeve veq se janë duke u finalizuar detajet e fundit deri tek përurimi i kësaj fabrike, ku 100% përfitues të kësaj janë qytetarët e territorit të Komunës së Lipjanit, shumë familje tashmë do ti sigurojnë bukën e gojës, ne do të vazhdojmë me ketë ritëm.
LipjaniNews: Keni folur shpesh për investimet që do të bëni në Lipjan, qfarë do të thotë kjo?
Pacolli: Atë që kam thënë atë do të bëjë, provoja ime në shtetet e Evropës, miqësia të cilën kam arritur ta kem, kam bërë që të njohë shumë miq shumë biznesmenë të cilët kanë interesim të jashtë zakonshëm për të investuar në Kosovës, por kjo u është pa mundësuar sepse në Republikën e Kosovës nuk ka një strategji për investitorët nga jashtë unë qe disa ditë kamë pasur takime me një biznesmenë i cili është shumë i suksesshëm dhe që do ta sjell provojnë e tij në Lipjan, atë kam thënë se Lipjani do të përfitoj shumë nga këta persona, dhe janë shumë të rëndësishme për mua për vendin tim.
LipjaniNews: Tashmë po afrohen zgjedhjet komunale, cili është programi juaj që do të shpalosni para qytetarëve?
Pacolli: Nuk kisha dashtë të shpalos programin e partisë përmes një interviste apo diçka tjetër, mendoj se qytetarët janë ata të cilët kanë filluar të mësohen me programin tonë dhe ti besojnë ati programi, që është kah zhvillimi ekonomik…etj. Me kohë do të shpalosim programin tonë në të gjitha sferat për Lipjanin, për Lipjanin të cilit i ka munguar një program i tillë i ka munguar një qeverisje me një qasje më ndryshe ndaj qytetarëve.
LipjaniNews: Si e shihni AKR-në në zgjedhjet e ardhshme?
Pacolli: Aleanca Kosova e Re, posaçërisht dega në Lipjan, ka një rritje të vazhdueshme si në anëtarësim, në nëndegë, dhe vazhdimisht kemi njerëz shumë profesional të shumë fushave që po na bashkohen në strukturat e partisë, është shume herët të flitet se a jemi e para e dyta nuk dua të lidhem me numra por një gjë është e sigurt që AKR-ja ka rritje më shumë se sa kemi mëndur, dhe më shumë se sa disa nëndegë të tjera të Kosovës.
LipjaniNews: A ka pakënaqësi brenda AKR-së?
Pacolli: Shiqoni, kur të kesh të bëjë me shumë njerëzit normalisht që mund të ketë pakënaqësi, por ato janë aq të vogla se sa nuk ia vlen as të flitet për to. Disa pakënaqësi të cilat janë shfaqur në publik janë më shumë të natyrës mediatike se sa përmbajtësore dhe me qëllime politike. Strukturat e AKR-së nuk përbëhen nga një apo dy individ, ne kemi kryesin kemi nënkryetarët kemi kryetarët e degëve dhe kemi koalicion me qytetarët, të gjitha vendimet apo diçka tjetër mirrën në bashkëpunim me këto struktura.
LipjaniNews: Keni pas takime me disa kryetar të partive të tjera, a mund të flitet për ndonjë kualicion i mundshëm?
Pacolli: AKR-janë është e vetme, koalicionin kemi me qytetarët Lipjanas.
LipjaniNews: Mesazhi juaj për fund?
Pacolli: Mesazhi im do të ishte, që Lipjanasit ti bashkohen AKR-së si parti, ti bashkohen konceptit ton për një të ardhme më të mirë, për një zhvillim ekonomik, ta ruajnë qetësin dhe mos të bijën pre e spekulimeve mediatike të cilat janë bërë kohëve të fundit.