Veseli: Mitrovicasit duhet të besojnë në shtetin e tyre

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar zhvillimet e fundit përkitazi me murin ilegal në veri të lumit Ibër.

“Mure ndarëse nuk do të ketë në Kosovë. Komunikimi dhe lëvizja e lirë, krahas zhvillimit ekonomik, frymës demokratike dhe shtetit ligjor, do të jenë vendosmëri e institucioneve dhe qytetarëve tanë në shtetin tonë të pavarur, Republikën e Kosovës.

Mitrovica do të jetë qytet i bashkuar dhe i lirë në lëvizje dhe qendër e emancipimit qytetar në Republikën e Kosovës.

Kemi arritur mbrëmë një marrëveshje që respekton ligjet e Kosovës dhe vendimmarrjen institucionale të pushtetit qendror e lokal, si dhe ruan sovranitetin tonë territorial.

Falënderoj Përfaqësuesen e BE-së dhe Ambasadorin e SHBA-së për kontributin e jashtëzakonshëm për zgjidhjen e çështjes që lidhet me murin.

Qytetarët e Mitrovicës dhe të tërë Kosovës duhet të besojnë në shtetin e tyre dhe në rrugëtimin euroatlantik” (sic.), ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...