Thaçi: Ligji për Investimet Strategjike krijon kushte më të mira për investitorët

PUBLIKUAR

Presidenti Hashim Thaçi, ka treguar se dje e ka nënshkruar Ligjin për Investime Strategjike, i cili sipas tij tash do të krijojë kushte shumë më të mira për investitorë vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Me këtë ligj i japim fund njëherë e përgjithmonë procedurave burokratike dhe për çdo projekt që merr statusin e investimit strategjik, tash investitorët brenda 15 ditëve të punës do ta marrin edhe vendimin lidhur me kërkesat e tyre për leje, licenca dhe autorizime ligjore”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Për projekte strategjike, investitorëve do iu lejohet edhe shfrytëzimi i pasurive të paluajtshme shoqërore me kohëzgjatje maksimale deri në 99 vjet”, ka shkruar Presidenti.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...