Asambleisti i Kuvendit Komunal të Lipjanit Arben Bahtiri në AAK

PUBLIKUAR

Asambleisti Arben Bahtiri ka kaluar në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ky i fundit më herët ishte në LDK.

AAK-ja në Lipjan ka njoftuar se Asambleisti i Kuvendit Komunal të Lipjanit z. Arben Bahtiri ka kaluar në rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Lipjan, transmeton LipjaniNews.

Lidhur me aderimin e tij në AAK, z. Bahtiri deklaroi se janë dy arsye kryesore që e kanë shtyrë atë të bëhet pjesë e AAK-së: Së pari është kryetari i degës së AAK-së z. Fitim Selimi një figurë e shquar dhe shumë e respektuar në vend, kontributdhënës në shumë fusha për qytetarët lipjanas dhe më gjerë, dhe së dyti është lideri i pakontestuar z. Ramush Haradinaj. Ndërshmëria dhe pastërtia e këtyre dy liderëve si dhe vizioni politik i AAK-së më bënë që karrierën time politike ta vazhdojë në kuadër të degës së AAK-së në Lipjan, deklaroi z. Bahtiri, thotë AAK.


“Ndërsa kryetari i Degës z. Fitim Selimi deklaroi: AAK mirëpret në rradhët e veta njerëz të cilët janë kontributdhnës për shooqërinë dhe vullneti i z. Bahtiri për t’u bërë pjesë e Aleancës është rezultat i qëndrimit të drejtë të AAK-së dhe mos lëkundjes karrshi sfidave të mëdha nëpër të cilat po kalon vendi. Më tej z. Selimi shtoi se AAK-së në Lipjan ditëve në vijim do t’i bashkohen edhe shumë figura të tjera të jetës politike e intelektuale në Lipjan, me të cilët ai tashmë është në kontakte të vazhdueshme dhe shpejt do të bëjë publike emrat e tyre”, thuhet më tej./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...