Zbulohet e ardhmja e Buffonit dhe Donnarummas

PUBLIKUAR

Gianluigi Buffon do të mbetet në Juventus, derisa Gianluigi Donnarumma në Milan

Gjatë muajve të fundit është spekuluar se Gianluigi Donnarumma do të transferohet nga Milani në Juventus për ta zëvendësuar legjende e Italisë, Gianluigi Buffon.

Por, menaxheri i këtij të fundit, Silvano Martina ka zbuluar se reprezentuesi i Italisë nuk e ka ndërmend të largohet nga Juve,

“Buffon dëshiron të arrijë 2018 dhe Botërorin në Rusi”, ka thënë Martina për Rai Sport, përcjell Express.

“Duke marrë parasysh formën aktuale të Buffonit dhe dashurinë që ai ka për këtë sport, është shumë e mundshme që ai mund të vazhdojë të luajë pas Kupës së Botës.”, ka theksuar ai.

Kurse, Martina beson se Gianluigi Donnarumma do të mbetet te skuadra e Milanit.

“Nuk është e lehtë për të transferuar lojtarë nga një klub i madh si Milani. Çdo gjë mund të ndodhë, unë nuk e di, por përshtypjen që kam marrë është se Donnarumma do të mbetet në Milan.”, ka theksuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...