Policët flisnin shqip

PUBLIKUAR

auto_Policia_51413788931

Dhjetë policë flisnin shqip në ndeshjen ndërmjet Serbisë e Shqipërisë, e cila të martën e kaluar u ndërpre në Beograd, shkaku i ekseseve.

Këtë e kanë bërë të ditur dëshmitarët, por që konfirmohet për gazetën “Zëri” edhe nga Blendi Fevziu, i cili ishte pjesë e një grupi prej rreth 50 vetash që kishin shkuar në Beograd për ta shikuar lojën mes serbëve e dhe kuqezinjve.

Ky grup i shqiptarëve ishte i vendosur në hapësirën VIP të stadiumit të Partizanit, për shkaqe sigurie, teksa për sigurinë e tyre po përkujdeseshin edhe policët nga Kosova, të cilët pas luftës janë zhvendosur në Serbi apo pas shpalljes së pavarësisë në vendin tonë.

Gazetari i njohur shqiptar tregon se njëri prej policëve i kishte treguar madje edhe për prejardhjen e tij nga Peja, por merret vesh që kishte edhe nga Prishtina. Fevziu tha se ata policë e flisnin shqipen mirë.

“Një pjesë e policëve që na shoqëronin flisnin shqip. Personalisht, i kam identifikuar 3-4 prej tyre, por ne ishim në mesin e ndoshta 200 policëve. Ata ishin me prejardhje nga Kosova, përkatësisht nga Peja. Njëri nga ta na tregoi se e kishte babanë pejan”, deklaroi për “Zërin” Blendi Fevziu, për të cilin udhëtimi në Beograd ishte ndryshe në dallim prej udhëtimeve të shumta të tij.

Image

Kjo, pasi grupi prej rreth 50 personave që kishin udhëtuar nga Tirana në Beograd, ishin ndalur për disa orë nga autoritetet serbe, por pas intervenimit të Ambasadës shqiptare në Serbi, ishin liruar dhe ishin vendosur në hapësirën VIP për ta shikuar ndeshjen, pasi tribunat ishin të stërmbushura me tifozë serbë, në mesin e të cilëve kishte shumë huliganë, të cilët fyenin rëndë shqiptarët dhe i fishkëllenin ekipit dhe himnit kombëtar e madje edhe hynë në fushë, ku i kanë sulmuar kuqezinjtë.

Policët nga Kosova kontrolluan shqiptarët

Pas ndërprerjes së ndeshjes, Policët me prejardhje nga Kosova kishin marrë urdhër që t’i kontrollonin shqiptarët e vendosur në zonën VIP të stadiumit në Beograd, në kërkim të komanduesit të fluturakes që e mbante flamurin shqiptar, hartën e Shqipërisë etnike me mbishkrimin “Autoktonë” dhe figurat e Ismail Qemailit e Isa Boletinit.

“Ata ishin shumë korrektë në raport me ne, nuk kemi pasur probleme me ta. Në fakt, ata morën urdhër të na kontrollonin, sepse urdhri ishte nga shefi i tyre. Por, për sa kohë kanë qenë për t’u përkujdesur rreth sigurisë sonë, ata ishin korrektë”, theksoi Fevziu. Sipas tij, shqiptarët u kontrolluan në detaje nga policët e Serbisë. “Personalisht, mua më kanë bërë përshtypje edhe ata policë edhe futbollistët në fushë, por në fund u krijuan ato problemet dhe morën urdhër për të na kontrolluar për atë telekomandën e dronit”, theksoi Blendi Fevziu.

Siç është raportuar, Serbia i kishte angazhuar mbi 5 mijë pjesëtarë të Policisë për ta siguruar ndeshjen ndaj Shqipërisë, por pa sukses. Ai takim u ndërpre në minutën e 42-të, kur rezultati ishte 0:0, ndërsa në lidhje me fatin e asaj ndeshje do të vendosë UEFA të enjten, por që dënimet mund të shqiptohen ndoshta deri në nëntor.

Pamjet nga stadiumi i Beogradit u shpërndanë në gjithë botën, duke ngjallur reagime të shumta, ndërkohë raportet mes dy vendeve veç çka janë tensionuar.

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...