Sergio Aguero, sulmuesi argjentinas, nuk do të largohet nga Manchester City
Mediat e huaja ditëve të fundit janë duke raportuar se Sergio Aguero do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit dhe do të transferohet te Real Madrdi.
Por, menaxheri i argjentinasit, Hernan Reguera ka mohuar gjithçka. Ai ka bërë të ditur se ish sulmuesi i Atletico Madridit do të mbetet në Etihad edhe pas përfundimit të këtij sezoni.
“Aguero është shumë, shumë i lumtur – ai do të jetë në City edhe sezonin e ardhshëm,” tha Reguera për The Guardian, përcjell Express.
Agueros i është rrezikuar vendi në përbërjen e parë të ekipit pas ardhjes së shumuesit brazilian, Gabriel Jesus. /Express/


