‘Vetëvendosja’, e vetme në zgjedhjet e ardhshme

PUBLIKUAR

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje” (LVV), Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme subjekti që ai përfaqëson do të hyjë në koalicion me shoqërinë civile dhe me njerëz nga shkenca e historia, por jo me AAK-në dhe “Nismën”.

Sipas Konjufcës, AAK-ja e “Nisma” synim e kanë postin e kryeministrit, kusht ky i panegociushëm nga “Vetëvendosja”.

Ndryshe, Konjufca në një intervistë për gazetën “Zëri” ka deklaruar se pas shkeljes së rezolutës për rrënimin e murit në veri, LVV-ja dhe dy subjektet tjera opozitare do të vazhdojnë me protesta varësisht prej rrethanave që do vijnë në ditët në vijim.

Ai më tutje i ka kritikuar takimet e nivelit të lartë të dialogut politik në Bruksel derisa ka theksuar se Gjykata Speciale është një gabim i madh dhe me tendenca raciste.

Ndërkohë, Konjufca e komenton edhe deklaratën e akademik Rexhep Qosjes për shkëmbim territoresh.

Ai mendon se Kosova  në këto momente duhet angazhuar në ruajtjen e trojeve të vendit dhe duhet të ndalojë se maturi kufijtë sepse madhësia e tyre dihet. Për shqiptarët në Maqedoni Konjufca ka rekomanduar se duhet të jenë të bashkuar sepse pa ta rrëzohet qeveria maqedonase. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...