Shembet tavani në spitalin “Sheik Zajed” të Vushtrrisë (Foto)

PUBLIKUAR

Në spitalin “Sheik Zajed” në Vushtrri mëngjesin e sotëm është shembur tavani i këtij spitali, saktësisht në repartin e kirurgjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Vushtrrisë, Mehmet Selaci i cili ka publikuar edhe disa fotografi.

Ai ka ftuar të gjitha organet kompetente që të merren me këtë rast, duke theksuar se nuk është në rregull të lejohet të përurohet një spital pa u bërë pranimi teknik i tij duke ua rrezikuar jetën stafit dhe pacientëve./ Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...