Barcelona po synon ta transferoj Iscon në Camp Nou pa shpenzuar asnjë centë
Roberto Fernández, sekretari teknik i Barcelonës, po synon që ta transferoj Iscon nga Real Madridit pas shpenzuar asnjë centë, shkruan AS.
Lojtari ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2018, derisa deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë negociatë për vazhdimin e saj.
Sipas AS-it, Fernandez synon që në fund të këtij viti t’i filloj negociatat me Iscon, me të cilin mund të nënshkruaj para kontratë qysh në janar të viti 2018.
Fernandez e di se zgjedhja është e komplikuar, por nuk duhet të jetë e pamundur, përcjell Express.
Të njëjtën strategji Barcelona synon ta përdorë edhe në transferimin e mbrojtësit brazilian, Marquinhos nga Paris Saint-Germain. /Express/



