Senatorja Klobuchar dhe republikani Beasley, sigurojnë Veselin për vazhdimin e mbështetjes

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot takime të ndara me anëtarin e Partisë Republikane, David Beasley, i cili ka shërbyer si Guvernator i Karolinës së Jugut, si dhe anëtaren demokrate të Senatit, Amy Klobuchar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot takime të ndara me anëtarin e Partisë Republikane, David Beasley, i cili ka shërbyer si Guvernator i Karolinës së Jugut, si dhe anëtaren demokrate të Senatit, Amy Klobuchar.

“Veseli i njoftoi ata me zhvillimet në vendin tonë, të arriturat por edhe sfidat me të cilat Kosova po përballet”- thuhet ndër të tjera në komunikatën drejtuar mediave.

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA-së, Veseli i cilësoi të shkëlqyeshme dhe të shtrira në të gjitha fushat.

Ai tha se politika amerikane ndaj Kosovës në dekadat e fundit ka qenë konsistente dhe e pandryshueshme, pavarësisht faktit se cila parti ka udhëhequr në Uashington.

Ish-guvernatori David Beasley dhe senatorja Amy Klobuchar, nga ana e tyre, u interesuan për një varg procesesh në vendin tonë, ndërsa konfirmuan vazhdimin e mbështetjes amerikane për Kosovën edhe në të ardhmen./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...