Polica po instalon kamera te Ura e Ibrit, reagojnë serbët

PUBLIKUAR

Afër urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë janë mbledhur serbët, siç thanë ata, që të protestojnë për prishjen e murit mbajtës.

Qytetarët serbë i kanë thënë reporterit të Tanjugut se ata janë të frikësuar për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur në ditët e fundit në lidhje me prishjen e murit mbajtës pranë urës, raporton B92.

Situata është e qetë, ndërsa te ura kryesore e Ibrit, që ndan veriore nga pjesa jugore e qytetit, vërehet prezencë e  zakonshme e pjesëtarëve të policisë së Kosovës.

Është vërejtur se këtë mëngjes policiaa ka instaluar kamera të sigurisë për mbikqyrje në afërsi të urës, ndërsa në anën veriore është një pikë statike e pjesëtarëve të KFOR-it italian.

Sot u bë e ditur se Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet sonte në Rashkë me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova./GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...