Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Dollc të komunës së Klinës. Në aksident kanë humbur jetën dy vëllëzërit Anton Gjoni (1986) dhe Driton Gjoni (1992), nga fshati Doblibarja i Gjakovës.
“Viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe tre persona tjerë, të cilët janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim mjekësor”- ka bërë të ditur policia.
Fotografia më poshtë është shpërndarë nga të afërmit e vëllëzërve Gjoni.
/Gazeta Express



