Takime “urgjente” për Kosovën në Serbi

PUBLIKUAR

Vuçiq takohet me serbët nga Kosova, presidenti Nikoliq urgjentisht me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë pas raundit të ri të dialogut me Kosovën, raporton “Novosti”.

Siç është raportuar nga gazeta, arsye e takimeve të Nikoliqit, ku merr pjesë edhe Marko Gjuriq, kreu i Zyrës për Kosovë, është “situata në Kosovë pas raundit të mbrëmshëm të negociatave në Bruksel”, raporton B92, përcjellë Gazeta Express/.

Nikoliq është takuar më parë me Carla Robin Hershey, koordinatorje e re e Kombeve të Bashkuara në Serbi.

Deutsche Welle njoftoi se bisedimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel të mërkurën në mbrëmje “dështuan” dhe Tanjug njoftoi gjithashtu se kryeministri, Aleksandar Vucic, do të ketë një takim urgjent në Rashkë me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Sipas agjencisë, “pala serbe po frikësohet se Prishtina nuk po heqë dorë nga ideja në rritje e sulmeve mbi serbët në veri të Kosovës”.

Në të njëjtën kohë, Novosti raportoi se Vucic ka thirrur në mbledhjen edhe ministrin e Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq./GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...