Ja kur vendoset për Haradinajn

PUBLIKUAR

Javën e ardhme gjykata franceze në Colmare pritet të vendosë nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Beograd, ose kthehet në Kosovë. Avokati, Arianit Koci, thotë se dosja e Serbisë e dërguar dje në gjykatë është e sajuar, ndërsa shprehet optimist se kryetari i AAK-së javën tjetër kthehet në Kosovë, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Pas një jave, respektivisht më 9 shkurt, gjykata franceze në Colmare pritet ta japë vendimin final për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u ndalua para rreth një muaji në aeroportin Basell-Mulhouse me një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia.

Javën e ardhme kjo gjykatë vendos nëse Haradinaj ekstradohet në Beograd, pas dorëzimit të dosjes që Serbia bëri gjatë seancës së djeshme, ose të kthehet në Kosovë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe avokati i Haradinajt, Arianit Koci, i cili ka njoftuar se seanca mbahet pas një jave, me ç’rast u shpreh optimist për lirimin e të parit të AAK-së, shkruan “Zëri“.

Nga ana tjetër, juristët në Kosovë kanë vlerësuar se ekstradimi i tij nuk do të ndodhë assesi, pasi arrestimi i Haradinajt, sipas tyre, është tërësisht ilegal.

Kurse, përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e kanë cilësuar si politik arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...